Ish-ministri i Ekonomisë, Valdrin Lluka ka publikuar një raport të fundit të Instituti GAP, në lidhje me shpenzimet e ish-kryeministrit Haradinajt gjatë vitit 2019.
Ai në formë ironike ka thënë se bazuar në këtë raport edhe njëherë konfirmohet se është përfaqësues i denjë i Gjakovë,s apo siç njihet ndryshe fikan, mizivir apo tamahqar.
Lluka nga gjithë ministrat e përfshirë të qeverisë Haradinajt për 2019, kishte shpenzuar vetëm 26€.
Ish-ministri nga radhët e AKR-së është munduar të tregoj që ka qenë tejet i kujdesshëm në shpenzime. Por në fakt ai nuk ka treguar se për çfarë shpenzimesh bëhet fjalë në këtë raporto.
Postimi:
Instituti GAP, në raportin e fundit të shpenzimeve të kryeministrit dhe ministrave për vitin 2019, edhe njëherë konfirmon që jam përfaqësues i denjë i Gjakovës ose siç njihen ndryshe në terme lokale si fikan / mizivir / tamasqar