Petar Petkoviç drejtor i ashtuquajturës zyrës për Kosovën ka takuar ministren për fqinjësi evropiane edhe Amerikë në Qeverinë e Britanisë Vendi Morton me të cilën biseduan për situatën në regjion, Kosovën dhe Asociacionin, shkruan “Kosovo-online”, transmeton “Bota Sot”.
Ai ka falënderuar ministren Morton për vizitën në situatën e rëndë që kalon vendi, por e konsideron si përkushtim për ndërtimin e raporteve mes dy vendeve, duke nënvizuar Britaninë për paqen edhe stabilitetin në Ballkan.
Në kumtesën pas këtij takimi, thuhet se Petkoviç informoi ministren britanike për situatën e sigurisë dhe pozitën e popullit serb në Kosovë.
Ai ka thënë se “Beogradi është i gatshëm në secilin moment për vazhdimin e bisedimeve, që janë parakusht për vendosjen e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik”.
“Pa zgjidhjen e nyjës së Kosovës nuk mund të shkohet më tutje”, tha Petkoviç.
Ai ka përmendur edhe refuzimin e përmbushjes së marrëveshjes së arritur nga ana e Prishtinës gjë që rëndon vazhdimin dhe vë në pikëpyetje arritjen e përparimit thelbësor në dialog.
Tash e shtatë vite e gjysmë, Prishtina i ik realizimit të Asociacionit të komunave serbe, pa të cilën nuk mund të ketë përparim në bisedime.
"Përkundër kësaj, Beogradi do mbetet i përkushtuar për dialog, si mjeti i vetëm i mundshëm për zgjidhjen e qetë të mosmarrëveshjeve dhe krijimin e sigurisë së përhershme në regjion”, tha Petkoviç.