Drejtuesja e seancës së sotme parlamentare, Arbërie Nagavci, ka thënë në fillim të seancës së sotme se një deputet që ka rezultuar pozitiv me Covid-19 katër ditë më parë, sot ndodhet në seancë.
Për këtë, Nagavci ka kërkuar edhe sqarime dhe konsultime duke mos përmendur emra.
Por, ka qenë i shpejt reagimi i shefit të Grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj.
Ai ka treguar dokumentin mjekësor ku dëshmon se deputeti Bekë Berisha ka rezultuar negativ në testin e fundit dhe për këtë arsye po merr pjesë sot në seancë./