Rreth 4 mijë e 700 qytetarë nga Kosova udhëtuan drejt Shqipërisë në fundjavë

Lajme

Rreth 4 mijë e 700 qytetarë nga Kosova udhëtuan drejt Shqipërisë në fundjavë

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Numër i madh i qytetarëve nga Kosova kanë kaluar fundjavën në Shqipëri. Pika kufitare e përbashkët e Morinës ka pasur një fluks të lartë mjetesh duke krijuar edhe radhë të gjata.

Policia kufitare në Morinë e ka konfirmuar se duke filluar nga ora 9 e mëngjesit të së shtunës kanë kaluar në Shqipëri rreth 1.700 automjete dhe rreth 4.700 qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë.

Në bazë të shifrave të publikuara nga INSTAT(Instituti Shqiptar i Statistikave) në muajin tetor të këtij viti kanë hyrë në Shqipëri 124.492 shtetas nga Kosova, krahasuar me 92001 shtetas që kanë hyrë në tetorin e vitit 2019, duke shënuar një rritje prej 35.3%.

Në periudhën janar-tetor të vitit 2019 kanë hyrë në Shqipëri 2.096.989 persona nga Kosova, ndërsa në janar-tetor të këtij viti kanë hyrë në Shqipëri 1.223.770 persona.

Ekspertët e ekonomisë në Shqipëri mendojnë se turizmi shqiptar mbijetoi këtë sezon falë turizmit patriotik. 52.55% për qind e numrit total të vizitorëve të huaj në periudhën janar- tetor të këtij viti janë shtetas nga Kosova. Për këtë 10-mujor në total Shqipërinë e kanë vizituar 2.328.641 të huaj apo 60,2% më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ku 1.223.770 persona nga shifra totale janë vizitorë nga Kosova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat