Janjsz Bugajski nga Fondacioni Gjemstaun ka deklaruar se secila përpjekje e ndryshimit të kufijve dhe shkëmbimi i territorit në Ballkan do të ishte në interes dhe dobi vetëm të Rusisë dhe të nacionalistëve në regjion, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”.
Ai në mbledhjen e Komitetit për politikë të jashtme të Kongresit amerikan, që po mbahet sot në Uashington dhe që i kushtohet rekomandimeve për politikën e ShBA-ve dhe administratën e re, ka thënë se ndryshimi i kufijve dhe shkëmbimi i territorit do iu shërbente nacionalistëve dhe separatistëve për të kërkuar shkëputje të territoreve në vendet e regjionit dhe është vështirë si do mund të dukej ajo.
"Do krijohej kaos prej të cilit vetëm Rusia do kishte përfitim dhe nacionalistët. Nuk mendoj se kjo është ide e mirë”, nënvizon Bugajski.
Ai ka theksuar se trupat e NATO-së nuk duhet të tërhiqen nga Kosova, përderisa Kosova të mos bëhet pjesë e NATO-së që duhet të ndodhë.
Po ashtu ai shtoi se duhet të punohet në largimin e Serbisë nga ndikimi rus dhe nënvizoi se kjo do të forcojë stabilitetin e regjionit.