Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, në zyrën e tij vazhdon ta mbajë fotografinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Ndonëse, tash detyrën e Thaçit është duke e ushtruar kryeparlamentarja Vjosa Osmani.
Cufaj madje këtë e ka bërë të ditur vetë duke e postuar një foto në rrjetin social, Instagram.
Pas pemës së Krishtlindjes, në zyrën e tij shihet fotografia e Thaçit.
Më 5 nëntor kur Thaçit i ishte konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale, ai kishte dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës. Të njëjtën ditë, Vjosa Osmani u caktua ushtruese e detyrës së presidentes.