Qytetarët vazhdojnë të mos i respektojnë masat antiCOVID-19.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 688 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shëndetësore.
Kujtojmë se nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para me COVID-19 në vend janë 44 mijë e 442 persona të cilët janë infektuar me këtë virus.
Ndërsa janë 1 mijë e 148 të tjerë të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me SARS CoV2.