Viti 2021 nuk duket se do të jetë aq i lehtë për punëtorët e shtetit. Së paku jo bazuar në kalendarin e pushimeve zyrtare.
Si rezultat, shumica e punëtorëve të shtetit do të kenë së paku 5 ditë më shumë punë në vitin e ardhshëm, sesa vitet paraprake.
Kjo pasi që shumica e festave do të jenë në ditë vikendi.
Dita e punëtorëve, 1 maji këtë vit do të jetë ditë vikendi. Dita e Evropës (9 maji) që është ditë pushimi në Kosovë daton po ashtu të dielën.
Festa e Krishtlindjeve më 25 dhe 26 dhjetor po ashtu i bie të jenë të shtunën e të dielën.
Vikend dhe ditë pushimi do të jenë edhe datat festive të Vitit të Ri më 1 dhe 2 janar në vitin e ardhshëm.
Viti 2021 duket se është më shumë në favor të bizneseve private, ngase ato nuk i kanë fort në qejf ditët e pushimit në festa dhe arsyetimi i vikendit do të jetë me i lehtë për ta.