Komesari evropian për zgjerim e fqinjësi Olivér Várhelyi ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian (BE) po punon për atë që me kohë të sigurojë vakcina kundër Covid-19-shit edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në një postim djeshëm në Twitter, Várhelyi ka vënë në dukje se përgatitja e vaksinës është duke u bërë dhe se BE-ja po qëndron krah për krah me partnerët në Ballkanin Perëndimor në luftën kundër virusit korona, transmeton portali serb Kosovo.online.
"Në takimin e sotëm të Bordit drejtues të kornizës së investimeve të Ballkanit Perëndimor, gjithashtu konfirmova se po punojmë se si t'i vëmë vaksinat në dispozicion në Ballkanin Perëndimor në kohën e duhur, pasi ato fillojnë të aplikohen në BE. Jemi pranë partnerëve tanë ”, njoftoi Varhelji.