Kramon tronditë Serbinë: Vendosni me me BE-në apo me Rusinë?

Lajme

Kramon tronditë Serbinë: Vendosni me me BE-në apo me Rusinë?

Nga: F.B Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 12:40
Kramon

Serbia një ditë duhet të vendos me kënd do të harmonizoj politikën e vetë të jashtme me BE apo me Rusinë, ka deklaruar Viola Von Kramon deputete e Parlamentit Evropian dhe përfaqësuese e partisë së gjelbër në trupi përfaqësues të BE-së, shkruan “Politika” transmeton “Bota Sot”.

Në intervistën për Zërin e Amerikës, ajo tha se secili shtet ka të drejtë të marr vendime sovrane për orientimin e vetë në politikën e jashtme, e edhe Serbia, pushteti i së cilës sipas Kramon si prioritet shtetëror e ka vendos anëtarësimin në BE, transmeton “Tanjug”.

“Është plotësisht në rregull nëse politikën e saj të jashtme dëshiron ta harmonizoj me Rusinë. Por të gjitha faktet flasin ndryshe: Serbia dhe Aleanca veri-atlantike (NATO) kanë zhvilluar 17 stërvitje të përbashkëta, në të njëjtën kohë me Rusinë vetëm 3 apo 4. Kështu që nuk është lehtë të kuptohet”, tha Kramon.

Ajo ka përkujtuar në rastin e para do kohe ku Serbia ishte kundër rezolutës  së OKB-së në lidhje me Krimen dhe që Rusia e ka aneksuar në vitin 2014, duke theksuar se solidariteti mes Serbisë dhe Rusisë është zhgënjyese.

“Mos mbështetja e rezolutës së OKB-së në situatën delikate të Krimesë duke kundërshtuar partnerët perëndimor dhe aleancën e NATO-së. Aq e qartë është që Rusia ka shkel të drejtën ndërkombëtare dhe këtë e thonë të gjitha vendet. Pra nuk ka nevojë që Serbia të solidarizohet me Rusinë. Kjo është zhgënjyese”, tha ajo.

Duke fol për procesin e euro-integrimeve, që këtë vit nuk po hap asnjë kapitull, Kramon vlerëson se shkaqet janë “të qarta”, nuk mjafton vetëm paralajmërimi por realizimi posaçërisht në fushat e gjyqësisë, lirisë së medieve. Në pyetjen cilat vende kundërshtojnë hapjen e kapitujve, politikania gjermane tha se nuk është fjala për vende të veçanta, por vendim të Komisionit..

Ajo tha se askush në PE nuk gëzohet për mos hapjen e kapitujve të ri nga Serbia, por është mirë që Komisioni po aplikon parimet të forta të kushtëzimit.

Përparimi në masën më të madhe varet nga dialogu mes Beogradit edhe Prishtinës dhe nënvizoi se “ për Kosovën dhe Serbinë vlen njëjtë : pa njohjen e ndërsjellë dhe marrëveshjen gjithëpërfshirëse nuk ka mënyrë për integrim evropian”.

Ajo shprehu optimizëm për vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen e çështjeve nëse ka vullnet politik.

Lidhur me iniciativën trans-atlantike që BE i propozoi ShBA-ve dhe sa mund të ndikoj në dialog, Kramon tha se shpreson qe administrata e re amerikane nga dita e parë të punojë së bashku me BE për të arritur rezultat të përbashkët.

“Kjo nuk është e domosdoshme të jeë marrëveshje- mund të jetë draft ashtu që puna të vazhdojë gjatë verës. Në bazë të cilës vendet mund të vazhdojnë rrugën evropiane”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat