40 shtretër spitalorë, gjashtë furgonë, disa për Policinë e Shtetit dhe mjete të ndihmës së shpejtë për spitale, dy makina zjarrfikëse dhe materiale të tjera janë në dispozicion për dhurim.
Duket se diaspora shqiptare gjithmonë në mbështetje të vendlindjes. Aktorja e njohur shqiptare në Zvicër, Zhaklina Dhimojani Blättler, ofron donacione për institucionet shqiptare.
Së bashku me bashkëshortin e saj ka dhuruar 40 shtretër spitalorë, gjashtë furgonë, disa për Policinë e Shtetit dhe mjete të ndihmës së shpejtë për spitale, dy zjarrfikëse dhe materiale të tjera për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë.
Në shtator të këtij viti gjithashtu ajo ka dhuruar respiratorë për spitalin “Shefqet Ndroqi” në Shqipëri.