Petkovi njoftoi ambasadorin rus për dialogun me Kosovën

Lajme

Petkovi njoftoi ambasadorin rus për dialogun me Kosovën

Nga: F.B Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 13:45
Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovë, Petar Petkoviç ka biseduar me ambasadorin rus në Serbi Aleksandar Bocan-Harçenko rreth situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe dialogun mes Beogradit edhe Prishtinës, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

Si u kumtua , Petkoviç ka njoftuar ambasadorin për insistimin që bëri Beogradi për formimin e Asociacionit me të gjitha përgjegjësitë që i takojnë sipas marrëveshjes së Brukselit, gjë që s’po bëhet tash e 2 mijë e 800 ditë.

“Kjo është thelbësore për Beogradin dhe për ecje përpara në dialog”, tha ai.

Ai pastaj njoftoi edhe lidhur me diskutimet në temat e pasurisë dhe kërkesave financiare, ku Beogradi sipas tij ishte i përgatitur me propozime edhe parime sipas standardeve ndërkombëtare për biseda në këto tema.

Dialogu sipas Petkoviç është me rëndësi thelbësore për stabilizimin e rrethanave politike në regjion dhe për zhvillimin ekonomik , nisja e shqyrtimit ë temës së pasurisë do jap kontribut në zgjidhjen e të gjitha kontesteve tjera.

Petkoviç falënderoi Rusinë për mbështetjen e vazhdueshme në ruajtjen e interesave shtetërore e kombëtare.

Sipas tij, Serbia dhe Rusia do të vazhdojnë së bashku të luftojnë në respektimin e të drejtës ndërkombëtare, duke trasuar raporte miqësore edhe bashkëpunim të afërt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat