Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në Shkup është takuar më kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.
Haradinaj njofton se biseduan për gjendjen politike dhe krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia në të dy vendet.
Tutje, ai shton se me Zaev-in u dakorduan të vazhdojnë kontaktet dhe bashkëpunimin për të avancuar më tutje marrëdhëniet mes dy vendeve.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Gjatë vizitës time në Shkup, takova mikun tim Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Biseduam për gjendjen politike në vendet tona, krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia, temat e integrimeve euroatlantike dhe tema të tjera me interes për të dyja vendet.
U dakorduam të vazhdojmë kontaktet dhe bashkëpunimin për të avancuar më tutje marrëdhëniet mes dy vendeve.
RH