Tashmë kur çështja e presidentit po diskutohet nga të gjitha partitë, disa nga to nuk po heqin dorë që kandidati nga partia e tyre të jetë president.
E, për këtë ka shkruar edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.
Musliu, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, për president e ka propozuar Margarita Kadriun.
“Tani kur jemi në kërkim për një kandidat-kandidate për President/e të Kosovës dhe apetitet sa vijnë e shtohen unë vendasa që këtë fundjavë ta propozoj znj. Margarita Kadriu për Presidente. Pse jo? Një kallabllak kritere i plotëson.
#Presidenti #Presidentja #Qefi #Kajta
#Kosova”, ka shkruar ajo.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/12/850x636_ganja1607765404.png)