Gani Geci ironizon me kritikuesit e tij: Do të bëheni të njohur sikurse qeni im “Bala”

Lajme

Gani Geci ironizon me kritikuesit e tij: Do të bëheni të njohur sikurse qeni im “Bala”

Nga: N.Sh Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 13:53
Gani Geci

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci ka ironizuar me kritikuesit e tij, të cilët kohën e fundit kanë pasur polemika të ashpra me Gani Gecin.

Geci thotë për ata persona se nuk kanë qenë të njohur për publikun derisa e kanë përmend emrin e Gani Gecit.

Ai thotë se tashmë janë bërë të njohur fal tij, duke ironizuar se një fat të tillë e ka pasur edhe qeni i tij, “Bala”.

Ky është reagimi i Gecit:

Inkurajoj të gjithë ata që nuk janë të njohur për publikun si disa gazetruca e disa politikan qe nuk i njef as mahalla e tyre  që të merren me mua dhe me emrin tim dhe shumë shpejtë do të bëhen të njohur për publikun, këtë fat e ka pasur edhe qeni im “Bala”

Kohën e fundit jemi dëshmitarë dhe ju miqtë e mi e keni vërejtur se disa pseudo-analistë e pseudo-gazetarë, e pseudo politikanë duke dashur me u bo të njohur për publikun, nuk i zënë gjumi pa e përmendur emrin tim.

Ju ftoj ta ndiqni emisionin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat