Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka sfiduar ngricat në bjeshkët e Istogut.
Ai të shtunën ka publikuar në Facebook disa fotografi ku shihet bashkë me një grup shokësh në bjeshkët e Moknës së Istogut.
Ai ka sfiduar motin e ftohtë duke u futur gjysmë i zhveshur në ujin që gjendet në mes të akullit.
“Mokna Extreme sports”, ka shkruar Berisha në fotot që ka shpërndarë.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/13/auto_031607853142.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/13/auto_021607853136.jpg)
“Terapia e Extreme Sports Asociation. Për të gjitha llojet e virusëve”, ka shkruar Berisha.
Ndërkaq, Berisha më herët ka rrëfyer edhe pjesë nga fëmijëria e tij, gjatë kohës kur ka jetuar në fshatin e lindjes, Saradran të Komunës së Istogut.
Deputeti ka treguar se në rininë e tij e thyente rekordin, pasi që lahej në temperatura minus në lumin ‘Drini i Bardhë’.
“E para unë e kom rekordin me u la i pari në dri, në muajin mars hala ka pasë borë, visha u lajsha me e thy rekordin. E veçanta u kon se në dri kemi ardh ka qenë larg nja 2 km dhe kemi ecë dathë”, kishte deklaruar Berisha.