Harçenko: Serbia mund të mbështetet në veton ruse në lidhje me Kosovën

Lajme

Harçenko: Serbia mund të mbështetet në veton ruse në lidhje me Kosovën

Nga: F.B Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 11:40
Harçenko: Serbia mund të mbështetet në veton ruse në lidhje me Kosovën

Ambasadori rus në Beograd Aleksandar Bocan-Harçenko ka deklaruar se Serbia mund të mbështetet në veton ruse , nëse OKB vendos çështjen e Kosovës dhe se Rusia edhe më tutje angazhohet për respektimin rigoroz zë drejtës ndërkombëtare, ofrimin e mbështetjes parimore për sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë si në OKB edhe n[ forumet tjera ndërkombëtare, shkruan “Tanjug transmeton “Bota Sot”.

Ambasadori rus beson se do të shtohet presioni ndaj Serbisë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe qasje në NATO sepse nuk ju pëlqen të gjithëve politika e pavarur e Beogadit.

Ai për “Veçernje novosti” tha se Serbia fal politikës së saj të matur, po ruan stabilitetin shoqëror-ekonomike dhe pore realizon projekte të mëdha infrastrukturore si dhe po forcon kapacitetet mbrojtëse.

Harçenko i konsideron të pavend vlerësimet se qeveria e re e Serbisë është pro-amerikane, duke shtuar se ajo udhëheq politikë të balancuar të bazuar në interesa kombëtare.

Sipas tij bashkëpunimi mes Rusisë dhe Serbisë nuk është orientuar kundër tjerëve dhe bazohet në parime të transparencës, konkurrencës korrekte dhe respektimit.

Te konkurrenca ai përmend kërcënimin ndaj Serbisë nga qarqe amerikane nëse ajo vazhdon të blej armë ruse. Ndërsa lidhur me komente për ndryshim të marrëveshjes së Dejtonit dhe centralizim të BeH me heqjen e Srpskës, ai tha se marrëveshja është gur themeli i BeH bashkëkohore.

"Ftoj partnerët e jashtëm të përmbahen rreptësisht strategjisë së përgjegjësisë lokale, sipas të cilës BeH merr vendime në të gjitha çështjet. Respektimi i Dejtonit është çelës i stabilizimit , ndërsa tentimi i ndryshimit largon nga detyra themelore” tha Harçenko.

Lidhur me vizitën e Lavrov në Beograd tha se plani është shqyrtimi detaj i raporteve ruse-serbe dhe krahasimi me temat regjionale ndërkombëtare me nënvizim rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

Ai tha se po shqyrtohet edhe vizita e mundshme e presidenti rus Putin. “Dialogu ruso-serb në nivelin më të lartë po ec intensivisht, duke përcaktuar forcimin e drejtimit të lidhjeve bilaterale. Gjatë kësaj kontaktet Putin-Vuçiq janë ritmike veçohen me besim dhe përmbajtje” tha Harçenko.

Lidhur me vaksinën “Sputnjik V”, ai Tha se në Beograd kanë arritur 20 doza për hulumtime laboratorike. Ndërsa bisedimet për dorëzim janë në fazë të zhvilluar, duke shtuar se është e papranueshme që shëndeti dhe jeta e njerëzve të shndërrohet në çështje gjeo-politike dhe Rusia angazhohet për imunizimin e të gjithë banorëve të planetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat