Zelenoviç: Pozicioni i Serbisë rreth Kosovës secilën ditë është më i keq

Lajme

Zelenoviç: Pozicioni i Serbisë rreth Kosovës secilën ditë është më i keq

Nga: F.B Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 13:43
Nebojsha Zelenoviç

Kreu i “Së bashku për Serbinë” Nebojsha Zelenoviç, ka vlerësuar në takim me banorët e Loznicës se “pozicioni i Serbisë rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës po përkeqësohet secilën ditë dhe zgjidhja në afatin sa më të shkurtër është interes shtetëror, shkruan “Nova.rs”, transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij, është me rëndësi thelbësore që qytetarëve të Serbisë t'iu ofrohet politikë konkrete e ndershme që do t'ua kthejë besimin se dhe në Serbi janë të mundshme ndryshimet dhe jeta më e mirë.

“Serbia për perëndimin nënkupton ekonomi të fortë, investime dhe vende të paguara mirë, shërbime larg më të mira shëndetësore dhe mbrojte sociale, arsimim më të mirë dhe mjedis të shëndoshë”, tha ai.

“Figurat e reja politike që nuk janë përgjegjëse për rastet e lëshuara janë thelbësore për ndërtimin e besimit”, tha ai, duke theksuar se kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, pozicioni i Serbisë secilën ditë përkeqësohet dhe bëhet më i rëndë, "andaj është interes shtetëror që në afatin më të shkurtër të zgjidhim këtë çështje", tha ai.

Ndërsa, Zoran Vuletiç, drejtues i këtij subjekti në Loznicë, tha se detyrë primare për vendin duhet të jetë ofrimi i alternativës të ndershme në Serbi.

“Energji ka, njerëzit duan të përpiqen për jetë më të mirë, andaj angazhimi i njerëzve të dinë dhe ofrojnë opsione duhet drejtojnë këto përpjekje”, u tha në këtë takim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat