Portali kroat me ndikim “Jutarnji.hr” transmeton tekstin e portalit të mediumit gjerman “Duetche Whelle”, ku Serbisë i dërgohet porosi e qartë se ajo nuk mund të qëndrojë drejtë dhe se e vetmja zgjidhje për Ballkanin Perëndimor është thyerja e shtyllës kurrizore të Serbisë dhe shfuqizimi i Republika Srpska , transmeton “Novosti” dhe “Bota Sot”.
Teksti në të cilin theksohet se Serbia e fortë në krye me Vuçiq është problem thelbësor për vendosjen e paqes në Ballkan,është nënshkruar nga themeluesja e Këshillit të Helsinkut Sonja Biserko.
Biserko konstaton se qëllimi i Beogradit është "përfundimi i shtyllës lidhëse Beograd-Banjaluka-Podgoricë- Mitrovicë e Kosovës” dhe një plan i tillë duhet të pengohet.
“Politika e tillë e Serbisë ka ndikim të madh në regjion, sepse vepron si faktor destabilizimi përmes bashkësive serbe në vendet fqinje dhe pengon integrimin dhe konsolidimin në ato vende. Beograd niset nga ajo që të vendos “raporte të mira diplomatike me qendrat e mëdha botërore” dhe me atë ka fituar rëndësi gjeo-strategjike. Gjatë katër viteve të fundit Beogradi ia doli të arrij tel administrata Tramp, që e ka inkurajuar rë forcoj praninë e saj në Bosnje, Mal të Zi dhe Kosovë, duke arritur në pikën e “rikomponimit” të Ballkanit”, tha Biserko.
Ajo ka kritikuar dhe akuzuar Vuçiqin se i ka sugjeruar bashkësisë ndërkombëtare që duhet të evitojë ndikimin malinj të pretendimeve serbe në BeH me shfuqizimin e Sprska dhe krijimit e BeH unitar.
Sipas Sonja Biserko, dhe atyre që ajo përfaqëson “rastësisht” pikërisht në këtë moment duhet thyer Serbinë e drejtuar dhe të pamundësohet mbrojtja minimale e interesave kombëtare serbe.