Eksperti amerikan për Ballakn dhe Lindje të Afërme Alon Ben Meir konsideron se krahas Brukselit edhe Uashingtoni duhet të kyçet në mënyrë aktive në ndërmjetësimin e marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës, ka shkruar ai në rrjetin social, transmetojnë “Kosovo-online” dhe “Bota Sot”.
"Nuk nënvlerësoj rolin dhe kontributin që po jep BE për të mirën në shtetet e Ballkanit, por do duhej të bënte akoma më shumë rreth kësaj çështje se ShBA . Megjithatë pjesëmarrja amerikane në Ballkan jashtëzakonisht është me rëndësi posaçërisht me ardhjen e administratës së re të Bajdenit” ka publikuar ai në rrjetin social “Facebook”.
Ai ka përkujtuar se ShBA vlerësohen shumë në Kosovë që e konsiderojnë “ Amerikën si fuqinë më të madhe dhe kryesore” .
"Kosova ndoshta nuk është në maje të prioriteteve të Bajdenit, por kur administrata të merret me çështjet e hidhura, posaçërisht me ndaljen e pandemisë së virusit dhe ringjalljen e ekonomisë, do duhej të luante rol kyç dhe aktiv së bashku me BE dhe të ndërmjetësoj në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë” tha ai
Meir konsideron se “procesi i bisedimeve duhet të nis me kushtin e njohjes së ndërsjellë mes të shteteve dhe pastaj zgjidhjen e të gjitha çështjeve tjera të hapura”.