Astrit Kabashi doli kundër vendimit për rrënimin e burgut të Gurrakocit.
Aktori kosovar, Astrit Kabashi, mendon që vendimi për rrënimin e burgut të Gurrakocit është i gabuar.
Ai thotë se në atë burg janë burgosur e maltretuar mijëra shqiptarë para dhe pas luftës, teksa thekson se ndër ta ishte edhe vëllai i tij dhe djali i axhës.
Ndër të tjera, Kabashi vlerëson se Istogu duhet ta ndjek shembullin e Prishtinës, ngase aty nuk ishte rrënuar burgu.
“Ky eshte burgu i Gurrakocit, nje burg i tmerrshem i ish regjimit, ne kete burg jane burgosur e maltretuar me mijera shqipetar para dhe gjate luftes, perfshi ketu edhe vllau im dhe djali i axhes Burimi e shume qytetar te komunes se Istogut! Komuna paska vendos me e rrenu, ky eshte nje gabim i madh. Ne Prishtine nuk u rrenua burgu, por u kthye ne muze, njejte duhet te ndodhe edhe me fatin e kesaj ndertese! Nese nuk dini cfare te beni, te pakten mos rrenoni! Mendoni me shume per vende te reja te punes!”, shkruan ai.