Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi sot se “Rusia i ofron mbështetje të plotë Serbisë në lidhje me çështjen e Kosovës dhe përsëriti se rezoluta 1244 e KS të OKB-së është dokumenti bazë dhe kuadri në të cilën duhet të punohet gjithçka në lidhje me Kosovën”, shkruan “Tanjug”, transmeton “Bota Sot”.
Lavrov pas takimit me ministrin e jashtëm të Serbisë Nikola Selakoviç theksoi se me keqardhje vëren se BE nuk po mund të realizoj marrëveshjet e arritura, para së gjithave atë për Asociacionin e komunave serbe.
"Konsiderojmë se një qëndrim i tillë tregon pafuqinë ndaj sjelljes së Prishtinës” tha Lavrov duke ftuar Prishtinën të pranojë përgjegjësinë për përmbushjen e asaj për çka është arritur marrëveshja me ndërmjetësimin e BE-së..
Duke fol për bashkëpunimin bilateral mes Serbisë edhe Rusisë, Lavrov tha se ajo do të vazhdojë në të gjitha drejtimet e politikës së jashtme, ndërsa drejtimet konkrete të asaj politike do të akordohen mes Putinit edhe Vuçiqit.
Si ka thënë ai baza më e fortë që mundëson bashkëpunimin mes Serbisë edhe Rusisë është lufta e përbashkët për ato vlera.
"Kemi qëndrime të harmonizuara se duhet respektuar e drejta ndërkombëtare, konventa e OKB-së që parasheh respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial dhe mos-përzierjen në çështjet e brendshme të shteteve tjera” tha Lavrov.
Ai tha se në takim me Selakoviç kanë shqyrtuar edhe çështje që ndërlidhen me hapat e mëtejmë në organizatat ndërkombëtare përfshirë OKB, OSBE dhe Këshillin e Evropës.
Ministri Lavrov ka ftuar kolegun e vetë serb Selakoviç për vizitë në Rusi.