Një zyrtar policor i Policisë së Kosovës ka vrarë aksidentalisht vajzën e tij dhe pastaj veten.
Sipas burimeve polici ka shtënë aksidentalisht në vajzën e tij e pastaj nga zhgënjimi ka qëlluar edhe veten.
Inicialet e policit mësohet të jenë S.M rreth 50 vjeç, ndërkaq bija e tij raportohet se është rreth të 20-tave.
Gazeta ka raportuar ekskluzivisht rreth rastit dhe do të ju mbajë të informuar rreth rastit.
Këtë lajm e ka bërë të ditur, Admir Shala, Kryeprokuror i Prokurorisë së Prizrenit.
“Ka ndodhur një rast tragjik, ku në një shtëpi janë gjetur 2 viktima, qe dyshohet se janë vrarë nga arma e zjarrit. Viktimat janë familjare, babë e bije. Njeri nga viktimat dyshohet se është zyrtar policor. Prokurori se bashku me Policinë dhe njësitet tjera relevante kane dal ne vendin e ngjarjes. Nuk dihen akoma rrethanat se si ka ndodhur rasti”, ka thënë kryeprokurori Shala