Vuçiq e pret Listën Serbe sot në Beograd, nuk dihet arsyeja e takimit

Lajme

Vuçiq e pret Listën Serbe sot në Beograd, nuk dihet arsyeja e takimit

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 08:39
Lista Serbe

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të mbajë sot një takim me përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve në Kosovë, në Pallatin e Serbisë.

Kështu ka njoftuar presidenca serbe, teksa ka bërë të ditur se në takim do të marrin pjesë gjithashtu drejtori i të ashtuquajturës Zyra serbe për Kosovë, Petar Petković.

Pjesëmarrëse do jetë edhe Lista Serbe, pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Më pas, bëhet e ditur tutje, se pas takimit përfaqësuesit do të deklarohen për medie.

Nuk është bërë i ditur motivi i takimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat