Këshilli për Kosovën në Kuvendin e Serbisë mban sot mbledhje të mbyllur për publikun

Lajme

Këshilli për Kosovën në Kuvendin e Serbisë mban sot mbledhje të mbyllur për publikun

Nga: F.B Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 09:03
Milovan Drecun

Burime nga “Danas” kanë njoftuar se kreu i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun, ka caktuar mbledhje të këtij këshilli, e cila do të jetë e mbyllur për opinion, siç është bërë tashmë e zakonshme, transmeton “Bota Sot”.

Në njoftim thuhet se mbledhja e Këshillit për Kosovën mbahet sot dhe në të pritet të shqyrtohet situata aktuale e sigurisë në Kosovë në aspektin e rrezikimit të sigurisë së popullatës serbe.

Mbledhja, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, do të jetë e mbyllur për opinion, bazuar në pikën 21 alineja 1 të vendimit për trajtimin e të dhënave sekrete.

Pas mbledhjes së Këshillit, është paralajmëruar kumtesa e zakonshme për media dhe deklarata e kreut të Këshillit Drecun për mediet e interesuara.

Kjo mbledhje do të mbahet pikërisht sot pas takimit të presidentit Vuçiq dhe drejtorit të ashtuquajturës zyrës për Kosovën Petkoviç me drejtuesit e institucioneve dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat