Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov përfundoi vizitën e tij zyrtare në Serbi teksa u nis në drejtim të aeroportit Nikola Tesla i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm serb.
Me të hipur në aeroplan, Lavrov është fotografuar teksa bën shenjën e tre gishtave: Zot- Mbret-Atdhe, çka është edhe lajtmotivi i nacionalistëve serbë.
Lavrov, i cili erdhi nga Bosnja dhe Hercegovina për një vizitë një-ditore në Serbi, fluturoi nga Beogradi në Zagreb.
Atje ai po e vazhdon turneun e tij në vendet në rajon.