Qëndrimi i Lavrov në Beograd mund të kuptohet si përpjekje e vazhdimit të mbështetjes së fuqishme të Rusisë pas zgjedhjeve në ShBA, kështu vlerësoi Pol Mekarti drejtor për Evropë i Institutit republikan ndërkombëtar, ndërsa ish0komandnati i forcave tokësore të NATO-së Ben Hoxhis shpreson se administrata e Bajden është gatshme “të shtrijë dorën” Vuçiqit, thotë “Zëri i Amerikës”.
Mekarti konsideron se Rusia dëshiron të tregohet lojtar në të cilin duhet llogaritu. “Është e mundshme që administrata e re në marrëveshje me aleatët evropian të rris angazhimin në regjion” thotë Mekarti.
Hoxhis në anën tjetër vizitën e Lavrov në Serbi e sheh si mundësi për bartjen e porosisë, që ndoshta ata nuk janë të gatshëm ta dëgjojnë.
"Më duket se qeveria e Serbia mbetet më pak e përkushtuar në raportet tradicionale me Kremlinin. Kjo shihet në raportin e ministrisë së energjetikës ndaj drejtorit serb të Gasprom, Kjo mund të jetë shkas i vizitës, mendoj se po rritet presioni dhe se administrata Bajden të jetë e gatshme të shtijë dorën për Vuçiq” tha Hoxhis.
Një pjesë e përgjegjësisë për ngecjen në rrugën euro-integruese i takon Serbisë, por sipas Hoxhis “duhet shikuar çfarë po ndodhë edhe në anën tjetër."
“Nuk është fjala vetëm për Serbinë por BE edhe me dy vende nuk ka nis bisedimet e ato janë anëtare të NATO-së, kjo po shfrytëzohet nga Moska për të tërhequr të gjithë Mesdheun dhe Ballkanin dhe duhet të jemi të kujdesshëm” tha ai.
BE ka shumë telashe me besimin dhe vendimet e ngadalshme. “Popujt e Ballkanit dhe përfaqësuesit e saj janë të vetëdijshëm se anëtarësimi i tyre është larg. Serbia ka një marrëveshje të nënshkruar në Uashington, por nuk hapi asnjë kapitull për shkak ngecjes në dialogun me Kosovën”, thotë Hoxhis.
“Besoj e Serbia ka vullnet të vazhdoj përmirësimin e raporteve me ShBA. Tramp nuk është tërhequr nga njohja e pavarësisë së Kosovës por vetëm ka ndihmuar procesin. Iniciativat për Shengenin e vogël dhe ‘tre deteve” duhen vazhduar nga Bajden. Nëse dikush vëren ndryshimin në Serbi dhe Ballkan ai duhet të jetë Bajden”, mendon Hoxhis
Mekarti vlerëson se situata aktual është e “parregulluar” në Kosovë pasi vetëm kryeministri Hoti mbështet dialogun.
"Si shkojnë gjërat në 2021 do të ketë zgjedhje, pasi nuk shihet përparim, ndërsa Beogradit i konvenon pritja”, vlerëson ai.
Të dy këta ekspertë konsiderojnë se Rusia do të vazhdojë të shfrytëzoj Kosovën për realizimin e interesave të veta në Ballkan.
“Kremlini nuk sheh dobi nëse Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje dhe përparojnë në sferat politike edhe ekonomike", thotë Hoxhis.