Drecun: Shqiptarët ekstrem planifikojnë trazira në Kosovë për shkak të Gjykatës Speciale

Lajme

Drecun: Shqiptarët ekstrem planifikojnë trazira në Kosovë për shkak të Gjykatës Speciale

Nga: F. B. Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 09:25
Milovan Drecun

Kreu i Këshillit të Kuvendit për Kosovën dhe deputeti serb Milovan Drecun ka theksuar “shqetësimin” e tij lidhur me mundësinë e shkaktimit të trazirave në Kosovë dhe jug të Serbisë për shkak të Gjykatës Speciale.

Sipas tij ekstremistët shqiptar po grumbullojnë mjete në diasporë me qëllim financimin e trazirave në Kosovë dhe mjediset tjera.

Këtë ai e ka thënë në takimin e Këshillit të Kuvendit për Kosovën të mbajtur dje pasdite, ku shtoi se ka informacione se “janë duke u tubuar mjete nga diaspora shqiptare për financimin ekstremistëve shqiptar nga Kosova”.

Sipas Drecun këto mjete të tubuara do të përdoren nga “grupet ekstreme në Shqipëri”.

“Këto grupe duhet të protestojnë për shkak të punës së Dhomave të Specializuara në Hagë për krimet e UÇK-së, protesta të tilla në një moment duhen të shtrihen edhe në jugun e Serbisë dhe në Kosovë dhe të nxisin incidente me popullatën serbe. Ky është një kërcënim real” ka thënë Drecun.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat