Gazetari Valon Syla, ka reaguar pasi kryeministri Avdullah Hoti i ka kërkuar dorëheqjen shefit të AKI-së, Kreshink Gashit.
Syla thotë se është hera e parë në historinë e Kosovës kur një parti ka formalisht të gjitha institucionet, përfshirë presidentin, kryeministrin, policinë, AKI-në e të tjera.
“Për Hotin thoshin teknokrat, por doli të jetë autokrat. Për herë të parë në histori kosovare dhe rasti i vetëm ne historinë e Kosovës ku një parti si LDK e ka (formalisht).
1. Presidentin 2. Kryeministrin 3. Policinë 4. AKI 5. Ushtrinë 6. Doganën 7. ATK 8. Ministrinë e Brendshme 9. Thesarin 10 Krye parlamentarin…
Nuk e di a pe dini që do të ndëshkoheni më shumë se kurrë në zgjedhjet 2021”, ka shkruar Syla.
Ndaj këtyre fjalëve të gazetarit kosovar ka reaguar ish-ministri i LDK’së, Astrit Haraqija, duke e quajtur Sylën ‘xheloz’.