Joe Biden ende nuk ka shkel në dhomën ovale, ndërsa Madeleine Albright po promovon zëshëm idenë se Amerika praktikisht duhet të dëbojë Kinën dhe Rusinë nga Ballkani, bëhet fjalë për gruan që deklaroi “serbët e neveritshëm“ dhe automatikisht u bë gruaja më e urryer nga figurat botërore në Serbi, prandaj ajo është zgjidhja më e mirë aktualisht për Serbinë, shkruan “Sputnjik” transmetojnë “B92” dhe “Bota Sot”.
Po të jetë Albright në vendin e të dërguarit special të gajden në dialog, do të zhduket edhe ajo gjasa minimale teorike dhe hipotetike që Serbia të pranoj pavarësinë e Kosovës, shkruan “Sputnjik”.
Në bisedë me te nuk do ketë mimike, shtyrje, tregti as shkëmbim, zgjidhje mesatare apo kompromis.
Ajo ishte mbështetëse e bombardimeve, është e lidhur me Ballkanin dhe kthehet në “vendin e krimit” , ishte e përfshirë në Bosnje dhe ka mbështetur palën myslimane.
Tash kur kandidati i sja hyn në Shtëpinë e Bardhë ajo merr pjesë në takime ku paralajmërohet shkelja e Dejtonit, vizatimi i Srpskes dhe unitarizmi i BeH.
Pra shkurt e qartë me Albright, serbët nuk mudn të imponojnë ndonjë “shpërblim të vogël” as përrallë për vend multi-etnik për të heq dorë nga marrëveshja historike e përfundimit të luftës në Bosnje.
Pa hyr akoma Bidne në dhomën ovale, 80 - vjeçarja Albright zëshëm shpreh idenë e dëbimit të Kinës edhe Rusisë nga regjioni.
Është e mundshme që nëse Albright merr mandatin për Ballkan pa doreza të bëjë presion Serbisë për sanksione Moskës, të heq dorë nga gazi rus dhe “rruga e mëndafshtë” e Kinës dhe nga çdo gjë që nuk ka vulë perëndimi.
Po ashtu edhe më shumë ka gjasa që mos të pranohet marrëveshja e Uashingtonit, pse atëherë Ollbrajt do ishte zgjidhja më e mirë për Serbinë?
“Sputnjik” thotë , sepse ajo ende jeton me ide të 1999 kur NATO akoma mund të bombardonte qytet, sikur nuk e sheh se Amerika nuk është më fuqia e vetme në botë, që për pak vite do të humb edhe primatin ekonomik në planetë.
Ajo jeton ende epokën kur Amerika ishte e fort dhe nuk vëren se nuk është më vendi i shkëlqimit të demokracisë që eksporton” liri, por është e ndarë në prag të luftës qytetare, me shenja totalitare dhe zgjedhje të dyshimta.
Ajo parashikon Brexit, nuk sheh se BE u nda dhe shumë lider nga shtetet e vogla nuk rrinë gatitu kur ata kërcasin gishtërinjtë nga ana tjetër e Atlantikut, thotë gazeta “Sputnik” duke përfunduar se për këtë është e pamundshme që Serbia të pranoi çdo gjë që i shërbehet nga Albright.