Drejtimi i armës nga ana e keqbërësve, ndaj pjesëtarëve të ruajtjes së rendi dhe ligjit, është e rrezikshme dhe po aq shqetësuese.
Nuk është hera e parë që plagosen policët e Kosovës të cilët ishin në krye të detyrës, këta dhe zjarrfikësit janë të parët që arrijnë në vendngjarje e që kujdesen për sigurinë tonë.
Policit të plagosur sot, në një tentativë për plaçkitje, i uroi shërim të shpejt.
Shteti është dhe do të jetë me forcat e rendit në mbrojtje të jetës së qytetarit dhe sigurisë së përgjithshme. Në krye të detyrës, bashkë me ta!