Deputeti i SNS Gjukanoviç: “Kush do të heq Srpsken dhe të njihet Kosova do të duhet ta rrëzojë Vuçiqin”

Lajme

Deputeti i SNS Gjukanoviç: “Kush do të heq Srpsken dhe të njihet Kosova do të duhet ta rrëzojë Vuçiqin”

Nga: F.B Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 22:46
Vladimir Gjukanoviç

Deputeti i SNS në pushtet Vladimir Gjukanoviç ka deklaruar se ata që duan të heqin Republika Srpska dhe të njihet Kosova, do të iu duhet që të rrëzojnë presidentin Vuçiq, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Ai në “ TV B92” ka thënë se “Serbia vlerëson Bosnjën dhe Hercegovinën si shtet, por marrëveshja e Dejtonit është fakt dhe Srpska fakt” andaj “kush do që tenton të kontestoj këtë luan me zjarr dhe nuk ka ide çka mund të shkaktohet dhe çfarë do ndodhë”.

Gjukanoviç theksoi se ka disa të cilëve iu pengon përparimi i Serbisë, posaçërisht ai që do ndodhte sikur bota të mos goditej nga pandemia.

Ai shtoi se të “gjitha kërcënimet ndaj Vuçiq” janë drejtuar me qëllimin për të hequr nga binarët. Gjukanoviç ka dënuar sjelljet e këtilla dhe fyerjet e të gjitha llojeve.

"Në Serbi çdo gjë është e lejuar, e thonë se është diktaturë", tha Gjukanoviç.

Lidhur me gjendjen aktuale të pandemisë, ai tha se duhen respektuar masat dhe duhet shtuar kontrolli.

E vetmja mënyrë për përmirësim të gjendjes është shtimi i kontrollit dhe lejimi i ekonomisë të funksionoj sepse njerëzit duhet të marrin pagat.

"Gjendja është e vështirë, por shkatërrojmë ekonominë..” tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat