Një histori jo e zakonshme vjen nga Kosova, ku një i ri ka shprehur gatishmërinë për t'i dhuruar veshkën një vajze nga Mitrovica, të cilën nuk e njihte.
Nazlije Sherifi vuan nga skleroza glomerulare fokale e cila i ka dëmtuar veshkat. Kjo është arsyeja që asaj i duhet transplanti i veshkës.
Familja ka kërkuar ndihmë për para, por Valmir Aliçkaj nga Deçani i ka befasuar të gjithë, teksa ka shprehur dëshirën që t’i dhurojë veshkën Nazlijes.
Ai sot ka shkuar për të vizituar 19 vjeçaren e cila është në spital.
“InshAllah jam unë ai fatlum që veshka ime të përputhet me procedurat mjekësore”, është shprehur ai përmes rrjeteve sociale.