​Këpucët “një javore” të zjarrfikësve

Lajme

​Këpucët “një javore” të zjarrfikësve

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 20:40
​Këpucët

Zjarrfikësit e Kosovës në përgjithësi ankohen për kushte jo të mira të punës.

Megjithatë, Zjarrfikësit e Prishtinës një javë më parë u pajisen me uniforma të punës dhe këpucë.

Por kanë mjaftuar 7 ditë për të dal në pah kualiteti i këpucëve të tyre.

Enver Asllani, njëri ndër zjarrfikësit e Prishtinës përmes një statusi në Facebook ka postuar këpucët e grisura, duke shpërfaq kualitetin e dobët të tyre.

“U bene 7 dite nga furnizimi i njësive profesionale zjarrfikëse me uniforma te punës si dhe këpuca, por siç shihet ne këtë foto kualiteti i këpucëve len shume për te dëshiruar thonë se një foto sa 1 mijë fjalë’, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, zjarrfikësi Enver Asllani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat