649 persona gjobiten për mosrespektim të Ligjit anti-COVID

Lajme

649 persona gjobiten për mosrespektim të Ligjit anti-COVID

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Në Kosovë vazhdon të mos respektohet Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Pavarësisht se qysh në muajin gusht të këtij viti ka hyrë në fuqi Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë, ky ligj vazhdon të mos gjejë zbatim të plotë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit janë shqiptuar 649 tiketa për mos respektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Theksojmë se që nga dita e sotme kanë hyrë në fuqi masa të reja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat