Petkoviç i reagon Kramon-it për deklaratën e saj në lidhje me Kosovën

Lajme

Petkoviç i reagon Kramon-it për deklaratën e saj në lidhje me Kosovën

Nga: F. B. Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 21:10
Kramon

Me rastin e deklaratës së deputetes gjermane në Parlamentin Evropian Viola Von Kramon se “deklarata e Vuçiq për pavarësinë e Kosovës nuk është e fundit, sepse Vuçiq është i vetëdijshëm se njohja e ndërsjellë shpie në anëtarësimin në BE”, ka reaguar drejtori i zyrës së ashtuquajtur për Kosovë Petar Petkoviç, duke e konsideruar sulmin të pritshëm sepse Vuçiq është ndër politikanët më të suksesshëm evropian, shkruan “Kosovo-online”, transmeton “Bota Sot”.

Në kumtesën e lëshuar lidhur me këtë rast ndër tjera thuhet se "Ishte e pritshme që Kramon si promotore e hapur e pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës, të flas atë që ju pëlqen politikanëve në Prishtinë dhe sulmit me opsesion ndaj Vuçiqit edhe pse ai është një ndër politikanët më të suksesshëm në Evropë”. 

Serbia përkundër konstatimeve të saj, nuk kalkulon çështjen e statusit të krahinës sonë jugore sepse sipas pikëpamjes sonë për dallim nga qëndrimi i Kramon, është e bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe vlerat evropiane.

Për një prometi të sinqertë të demokracisë marrje me Kosovën në institucionin si është BE do ofronte shumë sfida dhe mundësi të përmirësimit të kushteve të jetës, standardeve demokratike dhe drejtave të njeriut në terren, po kjo nuk është fokus i deputetes Kramon.

Kramon më ndershëm do kryente punën e raportuese së PE kur në vend të harxhonte energjinë në promovim të Kosovës së vetëshpallur një pjesë të kohës dhe vëmendjes të ia kushtonte rrezikimit të Kishës ortodokse dhe popullit serb apo marrjes së gjetjes së përgjegjësve të vrasjes dhe rrëmbimit të gazetarëve.

Edhe njëherë me keqardhje të sinqertë konstatoj, shkruan ai se është dëm i madh edhe për PE edhe banorët e Kosovës që një funksion të tillë përgjegjës dhe të dobishme ta kryej personi që nuk është e gatshme të bëjë punën sinqertë në harmoni me vlerat e standardet evropiane” thuhet në kumtesën e nënshkruar nga Petkoviç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat