Arian Çani: Po të isha i Kosovës, nuk do ta votoja Albin Kurtin

Lajme

Arian Çani: Po të isha i Kosovës, nuk do ta votoja Albin Kurtin

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 23:33
Arian Çani, Albin Kurti

Moderatori shqiptar Arian Çani ka thënë se nëse do të ishte qytetar i Kosovës nuk do ta votonte Albin Kurtin.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi Syri.net, e shpalli Albin Kurtin personazh i vitit. Çani tha se ai e meriton të shpallet i tillë.

“Miti që është krijuar për të dhe bindjet politike majtiste që Kurti përfaqëson. Nuk e mbaj kur më ka ardhur Albin Kurti në studion time, por megjithatë them që jo më kot është shpallur nga ju personi i vitit. Megjithatë unë nuk do e votoja po të isha shtetas kosovar.

S’do e votoja sepse është krijuar një mit për të, dhe mendoj që ky mit duhet të rrëzohet. Dhe tjetër, Kurti vetë dhe ata që e mbështesin përfaqësojnë të majtën radikale, mua më tremb kjo ndaj s’do e votoja”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat