Një imam dhe një murgeshë katolike nga Gjakova janë bërë bashkë për t’i ndihmuar të varfrit në prag të festave të fundvitit.
Nëpërmjet një aksioni të shoqatës “Bereqeti”, rreth 40 familje u ndihmuan me produkte ushqimore e higjienike.
Kjo është bërë në ditën e Krishtlindjes.
Dallimet fetare nuk kanë penguar për të ndihmuar familjet në nevojë, në këtë kohë pandemie.