Vetëm tre ditë pasi Taulant Kryeziu u betua si deputet i ri i parlamentit, Gjykata Kushtetuese doli me një vendim për fatin e legjislaturës së shtatë.
Kuvendi, të cilit anëtari Vetëvendosjes iu bashkua të premten duke zëvendësuar Shpejtim Bulliqin që u bë kryetar i Podujevës, do të shpërndahet, pasi që u konstatua se qeveria Hoti është zgjedhur në mënyrë jo kushtetuese.
Kryeziu thotë se nuk i ka mbetur fare merak që mandatin nuk do ta çojë deri në fund.
Sipas tij, interesi personal nuk e ka brengosur edhe kur pas 44 ditësh që u emërua zëvendësministër, Qeveria ku ai bënte pjesë u rrëzua me votë mosbesimi.