Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se pandemia vazhdon të jetë sfidë globale, mirëpo së bashku me profesionistë shëndetësor kemi punuar shumë.
Me këtë rast, Zemaj falënderoi rrjetin e OJQ-ve në Ferizaj, për mirënjohjen të cilën e pranoi për Shëndetësi.
Njoftimi i plotë
Të gjithë se bashku kemi punuar shumë, pandemia vazhdon të jetë sfidë globale, por, puna ime ishte e lidhur me shumë faktorë dhe dua t’i falënderoj të gjithë.
Mirënjohja dhe të arriturat në shëndetësi janë të përbashkëta me institucionet tjera dhe kontribuesit tjerë si Kabineti im dhe bashkëpunëtorët e nivelit qendror e lokal, mjekët, infermierët, qytetarët dhe përkrahja e pa rezervë e Qeverisë.Faleminderit Avonet!