Mediat para një ore kanë raportuar se një pjesëtarë i FSK-së, është gjetur i vrarë në parkun e Dragodanit në Prishtinë.
Burime bëjnë të ditur se i ndjeri Guner Murati është pjesëtarë i FSK-së. Ai dyshohet se vrau vetën pas një zënke në familje.
“Rreth orës 16:00, në parkun e Arbërisë në Prishtinë, një person është vetëvrarë me armë zjarri. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit mashkull 47 vjeç”, ka bërë të ditur për media zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se njësitë e nevojshme policore janë në vendngjarje dhe kanë nisur një hetim për rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.
