Zyrtari serb i Banjallukës Milorad Arlov nuk lejohet të futet në Kosovë – thotë se kishte plan të ndajë bursa edhe dhurata

Lajme

Zyrtari serb i Banjallukës Milorad Arlov nuk lejohet të futet në Kosovë – thotë se kishte plan të ndajë bursa edhe dhurata

Nga: F.B Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 22:49
Milorad Arlov

Mediet serbe kanë transmetuar lajmin se zyrtarët doganor dhe pjesëtarët e Policisë kufitare të Kosovës nuk lejuan pasdite hyrjen në Kosovë të kryetarit të Këshillit të Banjallukës për ndihmë të serbëve të Kosovës Milorad Arlov, që thotë se kishte plan ndarjen e bursave dhe dhuratave për fëmijë, shkruan “RTS”, transmetojnë “Alo” dhe “Bota sot”.

"Përsëri më është dorëzuar një që quhet dokument i AKI-së (Shërbimit Informativ të Kosovës”) me të cilin më ndalohet hyrja në Kosovë, tha Arlov duke nënvizuar se dikujt i pengon aktiviteti i tij humanitar dhe i Këshillit të Banjallukës.

Arlov është dashur që në Tempullin “Sveti Dimitrije” në veri të Mitrovicës të dorëzoj bursat katër mujore që donatorët anonim në vlerën 100 euro për 6 fëmijë serb të Kosovës, tre nga veriu dhe tre nga jugu i Ibrit.

Sipas medieve ai duhej të shpërndante rreth 1 mijë dhurata të vitit të ri për fshatrat e izoluara Banjë dhe Suhagerll në komunën e Skenderajt dhe në fshatra të Pejës, Klinës dhe Rahovecit.

Dhurata ishte planifikuar të ndante edhe për fëmijë me vështirësi në zhvillim në Mitrovicë dhe të vizitonte ndërtimin e qendrës ditore “Më mbështet” përmes Këshillit për ndihmë të serbëve në Kosovë, që financohet nga institucionet e Srpska.

"Përkundër ndalesave të futem në Kosovë, fëmijët dhe prindërit e tyre mund të presin vazhdimin e mbështetjes edhe në të ardhmen”, tha ai, duke paralajmëruar se shumë fëmijë do të mund të qëndrojnë si mysafir në Srpska në kuadër të aksioneve “ Lidhim fëmijët e Kosovës me Srpska”.

Bursat do të dorëzohen nesër në komunën e Rashkës në Serbi, ndërsa dhuratat do iu dorëzohen përmes zyrtarëve të komunave përkatëse të Istogut, Skenderajt, Klinës, Pejës edhe Rahovecit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat