Koloneli Gyrner Murati i dha fund jetës së tij mbrëmë në ‘’Parkun e Arbërisë’’ në Prishtinë.
Pas kësaj nga FSK kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në ora 15:00 në fshatin Llapashticë e Ulët në Podujevë.
Varrimi njoftohet se do të bëhet në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së.
Tutje u tha se Gyner Murati ishte pjesëtar i UÇK-së, në Zonën Operative të Llapit, kurse pas transformimit ka shërbyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe që nga themelimi i FSK-së ka shërbyer në pozita udhëheqëse.
Njoftimi i plotë:
Gyrner Bajram Murati
15.01.1973-27.12.2020
Ka ndërruar jetë pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës Kolonel Gyrner Murati .
Homazhet nga njësitë e FSK-së do të mbahen në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë me dt. 29.12.2020 në ora 1000 , ndërsa varrimi do të bëhet po ketë ditë në ora 1500 në fshatin Llapashticë e Ulët Komuna e Podujevës sipas rekomandimeve të IKSHPK.
Gyrner Murati ka lindur me 15.01.1973 në Llapashticë të Ulët Komuna e Podujeve, ka qenë pjesëtar i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, pas transformimit ka shërbyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe që nga themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka shërbyer në pozita udhëheqëse, së fundmi Shef i Departamentit të Komunikimit në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, pas vetës i ndjeri ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/28/auto_134046290_224789879099707_4322679649610186777_o1609149938.jpg)