Gani Geci publikon video ofenduese për Valon Sylën, thotë se rrahja i erdhi prej Perëndisë

Lajme

Gani Geci publikon video ofenduese për Valon Sylën, thotë se rrahja i erdhi prej Perëndisë

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 13:17
Gani Geci dhe Valon Syla

Gani Geci i LDK-së e ka publikuar një video fyese për gazetarin Valon Syla pak ditë pasi që ai është sulmuar fizikisht në mes të Prishtinës.

Në këtë video që e ka publikuar Geci dëgjohen edhe disa shprehje fyese ndaj Sylës.

Ai gjithashtu ka pasur edhe një porosi për Sylën.

“Dëgjojeni deri ne fund: Këtë e lype prej Ganis e te ka ardhur prej Perendisë! Besoni ose Jo, shumë kush e ka lyp prej Ganis e i ka ardhë prej Perendisë”, ka shkruar ai.

Syla dhe Geci kishin pasur përplasje edhe ditë më parë përmes rrjeteve sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat