E pranon vetë Vuçiq: Pjesëtari i MUP-it serb, Slavko Nikiq ka kryer krime në Kosovë

Lajme

E pranon vetë Vuçiq: Pjesëtari i MUP-it serb, Slavko Nikiq ka kryer krime në Kosovë

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 17:08
Aleksandar Vuçiq

Serbia ka filluar ngadalë që t’i shpalos të gjitha krimet që i ka kryer në Kosovë. Kështu bëri sot Aleksandër Vuçiq.

Në një intervistë për mediat serbe, ai ka treguar hapur për krimet që ka kryer një ish-pjesëtar i MUP-it serb në Kosovë.

Si shkas u bë deklarata e Slavko Simiq, një ish agjent serb që ka deklaruar hapur se ka marrë pjesë në disa aksione në Kosovë, i veshur në uniformën e UÇK-së.

Ky i fundit e quajti Vuçiqin tradhtar gjatë një emisioni në TV Pink.

Duke iu referuar komentit të Slavko Nikiq, Vuciq tha se opozita është e lumtur kur dikush e quan atë tradhtar, kushdo që të ishte, dhe pastaj ai lexoi atë që tha për Nikiq nga dokumenti ai u mbajt i regjistruar gjatë luftës së vitit 1999.

“Le të më quajnë lirisht tradhtar, njerëzit në Kosovë e dinë kush është kush”, ka thënë ai.

Madje Vuçiq, ka treguar edhe një krim në të cilin e akuzon Nikiqin që ka marrë pjesë.

“Në rrugën kryesore Mitrovica-Rozaje, Slavko Niki? me 6 persona të tjerë të armatosur ndaloi automjetet dhe plaçkiti. Ai nuk i lejoi shqiptarët të shkonin në Malin e Zi dhe u vodhën ari dhe bizhuteritë e tyre,” lexoi Vuçiq.

Siç shtoi ai, njerëzit në Kosovë e dinë shumë mirë kush është tradhtar dhe kush jo, dhe kjo është arsyeja pse ai i jep mbështetje 90 përqind Listës Serbe në zgjedhje.

“Kjo është arsyeja pse ata duhet të më quajnë lirisht një tradhtar,” shtoi Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat