Jeremiç: Vuçiq nuk nënshkruan marrëveshjen me Prishtinën për anëtarësimin e saj në OKB

Lajme

Jeremiç: Vuçiq nuk nënshkruan marrëveshjen me Prishtinën për anëtarësimin e saj në OKB

Nga: F.B Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 09:01
Vuk Jeremiç

Kreu i Partisë Popullore, Vuk Jeremiç, ka deklaruar se qëllimi kryesor i “mini Shengenit” është krijimi i hapësirës unike në Ballkan për pranimin e mijëra të zhvendosurve nga Lindja e Afërme dhe Afrika, të cilin BE mund ta nis në vitin që vjen pas përkeqësimit të situatës ekonomike botërore kur “në llogari vjen mbyllja e shteteve edhe ekonomive për shkak virusit, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

“BE përshëndet Shengenin e vogël dhe heqjen e kontrollit kufitar mes shteteve në Ballkan sepse është në interesin e saj. Për këtë mbyll njërin sy për shkak ngufatjes së demokracisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar në Serbi, sepse më e rëndësishme është ndalimi i valës së refugjatëve jashtë kufijve të saj” kumtojnë në partinë popullore.

Ish-ministri i jashtëm Jeremiç precizon se sipas konventës së Vjenës, atë që nënshkruan ministri i jashtëm, kryeministri apo presidenti është obligim për shtetin, pa marr parasysh a kanë pas kompetencë dhe a përputhet me ligjet e vendit.

“Nënshkruesi mundet pastaj të përfundoj në burg, por atë që ka nënshkruar në emër të shtetit ndërkombëtarisht e obligon atë. Kjo është në konventën e Vjenës që jemi nënshkrues dhe vështirë është të tërhiqemi nga marrëveshjet e nënshkruara deri tani nga pushteti aktual” tha Jeremiç.

Turqia bie fjala mban në territorin e saj “miliona të zhvendosur nga Lindja” sepse BE e paguan me para “por ato mund të jenë të pamjaftueshme”. Shumica e këtyre emigrantëve duan të arrijnë në Austri, Gjermani apo vendet skandinave, por do detyrohen të mbeten në Ballkan.

Jeremiç nuk do nënshkruaj marrëveshjen që Prishtinës i mundëson anëtarësimin në OKB sepse e di se ajo marrëveshje për të është me efekt të njëjtë sikur te Gjukanoviç lidhur me ligjin për bashkësitë fetare, që i kushtoi me pushtetin pas 30 viteve në Malin e Zi.

Vuçiq nuk do të bëjë atë, sepse nëse nënshkruan brenda natës do të jetë kundër Kishën dhe shumicën e popullit.

“Mendoj se ai nuk do ta bëjë këtë, sepse është tepër i preokupuar me mbijetesën në pushtet. Por ky është rast që perëndimi të nis bisedën në mënyrën tjetër, të ja sqarojë se nëse nuk nënshkruhet pavarësia e Kosovës nga ai (Vuçiq), njeriu me pushtetin më të koncentruar dhe moralin më të ultë, atëherë askush tjetër nuk do ta bëj. Prandaj do të ndalojnë së kërkuari Vuçiq më mirë, sepse nuk ekziston” përfundoi Jeremiç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat