Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk ka asgjë për të hequr apo shtuar në deklaratën e tij kur tha se nuk do të ketë njohje të Kosovës, derisa ai është president i Serbisë
Ai u pyet edhe për vlerësimin e Daniel Server se e mer seriozisht deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se ai nuk do ta njohë kurrë Kosovën.
Vuçiç tha se, si një njeri serioz dhe një njeri i përgjegjshëm nuk luan me deklarata të pakuptimta.
“Unë e di se çfarë kemi kaluar në Bruksel, atë që po kalojmë çdo ditë dhe jam i kënaqur që sot dikush më akuzon se kam dërguar vaksina dhe ilaçe, dhe jo tanke”, tha ai.
Vuçiç shtoi se Beogradi dëshiron bashkëpunim me Prishtinën edhe përmes ilaçeve.
“Ne duam një politikë të paqes dhe stabilitetit, ndërsa mbrojmë interesat tona kombëtare,” përfundoi Vuçiq.