Deputetja e vetme shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka thënë se tërmeti i sotëm prej 6.2 shkallësh ka shkatërruar gati tërësisht qendrën e Petrinjës.
“Këtë herë tërmeti ka qenë 30 herë më i fuqishëm se para shtatë muajve. Janë një mijë objekte e shtëpi të shkatërruara. Shumë njerëz kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Numri i viktimave është në rritje”, është shprehur ajo.
Përlaskaj ka thënë se nga informacionet që ka deri më tani nuk ka shqiptarë të lënduar.
“Është një numër i madh i shqiptarëve që jetojmë në Kroaci. Numri më i madh në Zagreb por edhe në Petrinjë dhe Sisak. Kam kontaktuar me disa prej tyre. Shtëpitë e disave janë të dëmtuara, por nuk ka të lënduar ndër shqiptarë”.