Ngjarja tragjike e familjes Zuka, ku mbetën të vrarë 4 anëtarë të kësaj familje nga Pozherani, ka prekur thellë Institucionet komunale dhe qytetarët e komunës së Vitisë.
Qeveria komunale ka vendosur sot që dita e premte më 1 janar 2021, kur do të bëhet edhe varrimi i katër anëtarëve të familjes Zuka, të jetë ditë zie.
Gjithashtu, është marrë vendim që të anulohen gjitha aktivitetet festive për sonte në ndërrimin e mot-motit në qendër të qytetit në Viti, e as nuk do të ndezën fishekzjarrë si viteve të tjera.
Ndryshe, katër anëtarë të një familje janë vrarë mbrëmë në Pozheran të Vitisë. Babai ka vrarë dy djemtë e tij, gruan e më pas edhe veten.