Pas vizitës në familjen e Kadri Veselit, kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka vizituar edhe familjen e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj e falënderoi babain e Thaçit, Haxhiun për gjithçka që i ka dhënë Kosovës.
"Në një bashkëbisedim të ndjerë dhe krejt personal sonte me të, e falënderova nga zemra për gjithçka që i ka dhënë Kosovës. Rrnofsh sa malet baca Haxhi. Kosova është me ty në këto orë të liga!", deklaroi Hoxhaj, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Figurat e mëdha si Hashim Thaçi edukohen dhe ngriten vetëm nga burra atdhetar. I tillë është Haxhi Thaçi, babai i presidentit Hashim Thaçi. Në një bashkëbisedim të ndjerë dhe krejt personal sonte me të, e falënderova nga zemra për gjithçka që i ka dhënë Kosovës. Rrnofsh sa malet baca Haxhi. Kosova është me ty në këto orë të liga!
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/31/auto_501609440008.jpg)